
Gjatë muajve të verës, Instituti Arkeologjik i Kosovës, organizon ekipe të rinjsh të punojnë në një nga zonat më të njohura arkeologjike, në qytetin antik të Ulpianës në rrethinat e Prishtinës.
Që në shekullin e I-rë para erës sonë, Strabo e përmend Ulpianën duke e quajtur 'qyteti i vjetër'. Për historianët, kjo thënie provon se Ulpiana nuk ishte qytet i themeluar nga romakët, megjithëse morri hov zhvillimi nën sundimin e Romës.








