
Pesë shqiptarë dhe dy serbë janë lënduar sot nga hedhjet e gurëve në lagjen Kroi i Vitakut, derisa banorët shqiptarë po tentonin të rifillonin punimet në shtëpitë e tyre. Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Mitrovicën, Sami Mehmeti, ka thënë se rreth 100 serbë ishin mbledhur afër vendit ku punimet kishin rifilluar dhe nga zemërimi kanë filluar të hedhin gurë.









