Dr. Rifat Gjota është zbulues shqiptar. Shkencëtari dhe pedagogu i mirënjohur është lindur në Pejë më 5 maj 1939 në një familje të njohur zejtare. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në vendlindjen e vet. Në vitin 1965 ka diplomuar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Shkupit, në vitin 1977 ka magjistruar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Zagrebit, kurse në vitin 1985 ka doktoruar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës. Prej vitesh dhe aktualisht punon si profesor në Fakultetin e inxhinierisë elektrike në Prishtinë.



