Lajme.us

Tuesday
Sep 07th
Text size
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

Sali Berisha anulon vizitën në Shkup

E-mail Print PDF

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka anuluar vizitën e paralajmëruar për në Maqedoni më 26 maj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i punëve të jashtme të Maqedoni, Petar Çulev.

''Të dy grupet nga shtetet përkatëse po punojnë për gjetjen e një termini të përshtatshëm për t’u zhvilluar ky takim. Siç po shkojnë punët në muajin maj nuk do të ketë ndonjë vizitë të Berishës në Maqedoni'', tha Çulev.

Ai nuk ka pranuar të theksojë se cilat janë arsyet e anulimit të kësaj vizite, ndërsa nuk ka dhënë asnjë informatë se cilin muaj pritet ta vizitojë Berisha Shkupin zyrtar.

Nga kabineti i kryeministrit Sali Berisha nuk kanë pohuar pse bëhet anulimi i kësaj vizite, e cila ishte planifikuar që më parë. Mësohet se përgjigja zyrtare nga Shqipëria dërguar autoriteteve maqedonase ka qenë angazhimi i madh i kryeministrit Berisha në takimet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare si dhe thellimi i krizës politike mes pozitës dhe opozitës.

Jozyrtarisht ''Lajm'' mëson se kryeministri shqiptar ka refuzuar në këtë moment të arrijë në Maqedoni për shkak të situatës së tensionuar ndërmjet etnitetit shqiptar dhe maqedonas, mospranimin e kërkesave të shqiptarëve nga ana e Gruevskit dhe vrasja e katër shqiptarëve ditë më parë nga policia maqedonase.

Vetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, gjatë takimit me Ahmetin e Thaçin në Tiranë kishte apeluar që të ruhet situata e qetë në Maqedoni pasi dhuna nuk i shërben askujt. Megjithatë, vrasja e Harun Aliut - Kushtrimit nga policia maqedonase duket se ka hedhur “benzinë në flakë” dhe e ka tensionuar edhe më shumë situatën e nxehtë në Maqedoni.

Berisha me mosardhjen e tij ka dashur t’i dërgoj një porosi kryeministrit Gruevski që mos të shkelë kërkesat e shqiptarëve.

Nga kabineti i kryeministrit Gruevski nuk kanë dhënë ndonjë sqarim pse nuk realizohet kjo vizitë.

Në agjendën e ardhjes së Sali Berishës në Maqedoni ishte intensifikimi i bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, infrastrukturës, revidimin e marrëveshjes për ujërat si dhe takime me kreun shtetëror dhe të partive kryesore politike në Maqedoni.

Iniciativa për vizitën e Berishën në Shkup ka lindur pas ftesës që ia kishte bërë Gruevski gjatë një takimi joformal në Kranj të Sllovenisë. /lajmpress/

Last Updated ( Friday, 25 June 2010 15:21 )  

Foto lajm

tyneli_kalimash

Kalimash e Thirres,  nga secili drejtim hapen dy tunele, secili me gjatësi prej 5.5 kilometrash. tuneli

 

Nisi xhirimi i filmit 'Trimi i trimave'

Kuadrot e para të filmit 'Trimi i trimave' kushtuar heroit kombëtar Azem Bejtë Galica,...

 

Elbasan, Zbulime të reja arkeologjike

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Xhepës”, aty ku mendohet të ketë qenë Porta Lin...

 

Natyra e Kosovës

Një argument më tepër se e vlenë me u angazhua për këto troje. Bukuri të panumërta...

 

Lidhja e Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, (1878-1881), zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësev...

 

Butrinti pasuri e trashëgimisë së njerëzimit

Butrinti u shpall qytet muze në qershor 1961. Butrinti është vlerësuar si pasuri e tra...

 

Durres, plazhet private “lulezojne”

Plazhet private qe kane mbushur te gjithe brezin ranor te Durresit jane ende te palicencua...
www.hoxha.at
hoxha, lajme, islam, uçk video, foto, lojra, web lidhje
mesazhi.com
mesazhi, bota islame, SHBA, Azia, kuran, hadith, islam shqip, musliman, mysliman, feja, fikh, akide, video islame, ilahi
top-channel.tv
top-channel, Lajmet, art, sport, Portokalli, Fiks Fare
rtklive.com
rtklive, rtk, radio televizioni i kosovës, radio kosova, radio blue sky, lajme
telegrafi.com
Telegrafi, Kosova, Rajoni, Bota, Ekonomi, Sporti, VIP, Lifestyle, Teknolgji, Astrologji, Fun, Lojera, Keshilla, Intervista, RSS
shekulli.com.al
shekulli, politike, kronike, biznes, kulture, lajmi i fundit, shoqeri, shendetesi
balkanweb.com
balkan web, shqiperi, shqiperia, kosova, lajme
kosovapress.com
kosova press, kosova, lajme, news, kosova lajme
lajmpress.com
lajm press, maqedoni, news, lajme, agjenci, Shqip
kosovalive.com
kosova live, prishtina, news, lajme, agjenci, Shqip
ina-online.net
ina-online, shqiperia, kosova, maqedonia, Iliria News Agency
www.femijetislam.com
femijet islam, kuran, hadithe, falja e namazit, lidhje islame, tregime
www.desave.eu
desave, mobilje, dhoma dite, gjumi, fjetje, kauqa, kuzhina, trapezari, byro, kopshti zoologjik, restoran
www.albioni.us
albioni, ndertimtari, ndertime te larta, industriale,  afariste, shkolla, ura, mermer, granit, dekor
We have 12 guests online