Lajme.us

Monday
Sep 06th
Text size
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

Zyrtarët e Kosovës po pasurohen brenda natës

E-mail Print PDF

hasan-preteniSipas Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, ndër institucionet më të korruptuara në Kosovë janë: Pushteti qendror, pushteti lokal dhe ndërmarrjet publike. Ndërsa, në rend të parë radhitet gjyqësori.
Në një prononcim për Radion Deutsche Welle, shefi i kësaj agjencie Hasan Preteni ka shpjeguar se, fakti se korrupsioni në Kosovë nuk lajmërohet në masën e duhur, edhe më pak hetohet, kurse nuk gjykohet fare, përbën pengesën më të madhe për luftimin e kësaj dukurie...

Agjensia Kosovare Kundër Korrupsionit është themeluar në korrik të vitit 2006, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të këtij fenomeni. Kjo agjenci ndër të tjera, ka përgjegjësinë të përcjellë tek Prokuroria Publike e Kosovës informatat për shkelje të mundshme korrupsioni, që e njëjta të iniciojë procedurë të mëtutjeshme penale si dhe zhvillon hetime administrative lidhur me akuzat e supozuara për korrupsion në ato raste kur nuk iniciohet procedurë penale.

Mirëpo, procedura ngec pikërisht tek gjyqësori, sepse sipas Pretenit, 'gjyqësori në Kosovë nuk merret me trajtimin e çështjeve siç është korrupsioni'.

'Dhe, këtë e them me përgjegjësi të plotë, sepse agjencia deri më tani ka përcjellë më shumë se 150 informata për veprime të mundshme korruptive. Mirëpo, edhe me këtë korrupsion të pranueshëm në masë shqetësuese, asnjë peshk i madh ende nuk është arrestuar për veprime të korrupsionit', ka thënë ai.

Si rrjedhojë, ka shpjeguar ai, shumica e rasteve të lajmëruara janë tërhequr nga Gjyqësori i Kosovës dhe janë bartur te Misioni Evropian për Polici dhe Gjyqësi në Kosovë.

Sipas Pretenit, në krye të listës së institucioneve të korruptuara prin pushteti qendror, pushteti lokal, ndërmarrjet publike dhe gjyqësori i Kosovës. 'Ndërsa, e them me përgjegjësi se korrupsioni nuk është i shtrirë tek Policia e Kosovës. Korrupsioni është i shtrirë më lart, ku edhe buxhetet janë më të mëdha. Zyrtarët po pasurohen brenda natës dhe për kohë të shkurtër po krijojnë pasuri të patundshme marramendëse. Ndërsa, qytetarët e Kosovës këtë e shohin...', ka thënë ai.

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, së bashku me përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të instaluara në Kosovë, kanë përgatitur Draft Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, Draftligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Amandamentimin e Ligjit kundër korrupsionit si dhe Strategjinë antikorrupsion 2009-20011, dokumente të cilat nga qeveria i kanë kaluar për miratim Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Last Updated ( Monday, 21 September 2009 23:03 )  

Foto lajm

tyneli_kalimash

Kalimash e Thirres,  nga secili drejtim hapen dy tunele, secili me gjatësi prej 5.5 kilometrash. tuneli

 

Nisi xhirimi i filmit 'Trimi i trimave'

Kuadrot e para të filmit 'Trimi i trimave' kushtuar heroit kombëtar Azem Bejtë Galica,...

 

Elbasan, Zbulime të reja arkeologjike

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Xhepës”, aty ku mendohet të ketë qenë Porta Lin...

 

Natyra e Kosovës

Një argument më tepër se e vlenë me u angazhua për këto troje. Bukuri të panumërta...

 

Lidhja e Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, (1878-1881), zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësev...

 

Butrinti pasuri e trashëgimisë së njerëzimit

Butrinti u shpall qytet muze në qershor 1961. Butrinti është vlerësuar si pasuri e tra...

 

Durres, plazhet private “lulezojne”

Plazhet private qe kane mbushur te gjithe brezin ranor te Durresit jane ende te palicencua...
www.hoxha.at
hoxha, lajme, islam, uçk video, foto, lojra, web lidhje
mesazhi.com
mesazhi, bota islame, SHBA, Azia, kuran, hadith, islam shqip, musliman, mysliman, feja, fikh, akide, video islame, ilahi
top-channel.tv
top-channel, Lajmet, art, sport, Portokalli, Fiks Fare
rtklive.com
rtklive, rtk, radio televizioni i kosovës, radio kosova, radio blue sky, lajme
telegrafi.com
Telegrafi, Kosova, Rajoni, Bota, Ekonomi, Sporti, VIP, Lifestyle, Teknolgji, Astrologji, Fun, Lojera, Keshilla, Intervista, RSS
shekulli.com.al
shekulli, politike, kronike, biznes, kulture, lajmi i fundit, shoqeri, shendetesi
balkanweb.com
balkan web, shqiperi, shqiperia, kosova, lajme
kosovapress.com
kosova press, kosova, lajme, news, kosova lajme
lajmpress.com
lajm press, maqedoni, news, lajme, agjenci, Shqip
kosovalive.com
kosova live, prishtina, news, lajme, agjenci, Shqip
ina-online.net
ina-online, shqiperia, kosova, maqedonia, Iliria News Agency
www.femijetislam.com
femijet islam, kuran, hadithe, falja e namazit, lidhje islame, tregime
www.desave.eu
desave, mobilje, dhoma dite, gjumi, fjetje, kauqa, kuzhina, trapezari, byro, kopshti zoologjik, restoran
www.albioni.us
albioni, ndertimtari, ndertime te larta, industriale,  afariste, shkolla, ura, mermer, granit, dekor
We have 7 guests online