Hidhuni te një Shfletues Më i Mirë
Bëni kalimin te Firefox-i – rruga më e shpejtë, më e sigurt dhe më e mençur për lundrim në Web.
Më i Shpejtë, Më i Sigurt, Më i Mençur, Më i Mirë
Firefox-i Më i Shpejtë Deri Më Sot
Gjërat ndryshojnë shpejt online, dhe e kemi fuqizuar mekanizmin që xhiron Firefox-in që të ecni me hapin e kohës: Firefox 3.5 është dy herë më i shpejtë se 3, dhe dhjetë herë më i shpejtë se Firefox 2.
Si pasojë, zbatimet Web të tillë si email, site-et e fotove dhe rrjetet tuaja shoqërore të parapëlqyera do t'i ndjeni më të gjalla.






